Muriqi mund të kthehet në Fenerbahçe

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahçe. Gazeta turke “Ajansport” ka zbuluar se drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund ta bindin Muriqin t’u bashkohet gjatë verës. Mediumet në Turqi kanë bërë të ditur po ashtu se Fenerbahçe tashmë po bën gati ofertën për Mallorcan dhe sulmuesin 29-vjeçar.

“Muriqi shihet si zëvendësim ideal për belgun Michy Batshuayi, të cilit kontrata me Fenerbahçen i skadon këtë verë”, shkruan sajti turk.

Pjesë e Fenerbahçes, Muriqi ishte në edicionin 2019/2020, përpara se të transferohej tek Lazio. Më herët ka luajtur edhe për Rizesporin, Gençlerbirligin, Giresunsporin, Teutën, Besën e Kavajës dhe Lirinë e Prizrenit.

Sulmuesi i Kosovës me Mallorcan ka kontratë deri në vitin 2027.

Me fanellën e ekipit spanjoll, 29-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.

Të ngjashme