Muriqi ndjen keqardhje që nuk do të luajë ndeshjet e mbetura

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, njëherësh lojtar i ekipit turk, Fenerbahçes, Vedat Muriqi, ka shprehur keqardhjen e tij ku pas një lëndimi nuk do të mund të aktivizohet në dy ndeshjet e fundit që Kosova i zhvillon këtë javë.

Përmes një statusi në Facebook, Muriqi ka uruar sukses shokëve të tij për ndeshjen e nesërme, që Kosova e zhvillon në Plzen kundër Republikës çeke.

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme