Vedat Muriqi është pritur ngrohtësisht në skuadrën e tij të re, në Mallorca të Spanjës. Ylli i Kombëtares së Kosovës dje e zyrtarizoi transferimin në klubin e La Ligas nga Lazio.
Prizrenasi u huazua te Mallorca nga klubi italian deri në fund të këtij edicioni dhe spanjollët sipas marrëveshjes kanë mundësi ta blejnë kartonin e ish sulmuesit të Fenerbahçes.
Vetëm një ditë pas transferimit në Spanjë, Muriqi i ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri ku është pritur ngrohtësisht nga lojtarët tjerë të Mallorcas. Muriqi u paraqit sot në stërvitje, derisa bashkëlojtarët e ekipit të ri e kanë pritur me “tunel” në shenjë mirëpritje në skuadrën e tyre.
27-vjeçari u transferua në Mallorca pasi në Lazio nuk ka arritur ta japë më të mirën që e priste klubi italian i cili e kishte blerë për 20 milionë euro nga gjiganti turk.