Muriqi starton sonte kundër Sllavia Pragës

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Fenerbahçes kundër Slavia Pragës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është përfshirë në formacionin titullar të skuadrës turke.

Fenerbahçe do të kërkojë rezultat pozitiv përballë skuadrës çeke, në një ndeshje të rëndësishme në fazën e ligës së garës më prestigjioze evropiane për klube.

Muriqi pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë në repartin ofensiv të ekipit turk, me synimin për të ndihmuar skuadrën të arrijë te fitorja.

Ndeshja ndërmjet Fenerbahçes dhe Slavia Pragës zhvillohet në Stamboll, me fillim nga ora 18:45.

Të ngjashme