Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shprehur i lumtur me interesimin e shumë skuadrave dhe ofertat në drejtim të tij, por largimin nga Fenerbahce nuk është duke e menduar, transmeton Gazeta Metro.
Vedat Muriqi po kalon vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por falë paraqitjeve të mira me gjigantin turk dhe Kosovën, ai ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.
Pavarësisht interesimit dhe ofertave, sulmuesi prizrenas nuk është duke e menduar largimin nga gjiganti turk.
“Emri im lidhet me një skuadër çdo ditë. Ofertat që vijnë më bëjnë të lumtur. Sidoqoftë, një transferim nuk është në agjendën time” – ka deklaruar 26 vjeçari, shkruan mediumi turk ‘Fanatik‘
“Rezultatet në Superligë janë zhgënjimi ynë më i madh. Ne duam ta fitojmë Kupën e Turqisë. Mendoj vetëm për këtë. Nuk i kam shërbyer kësaj skuadre aq shumë sa dua ende” – ka shtuar sulmuesi shtatlartë.
Për Vedat Muriqin besohet se interesim kanë shprehur Burnley, Manchester United, Tottenham Hotspur, Lazio e Napoli.