Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës deri në tani ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar katër herë te bashkëlojtarët e Fenerbahçes.
Të njëjtën gjë e bëri edhe gjatë ditës së djeshme, ku shënoi gol dhe asistoi në fitoren e skuadrës së tij kundër Gaziantepit me rezultat 2-0.
Shtatgjati u përjashtua nga ndeshja në të 95 minutë pasi mori karton të kuq.
Analistët po e akuzojnë se e ka bërë me qëllim në mënyrë që të pushoj për një javë
Por, këtë gjë e ka mohuar kategorikisht Muriqi pas takimit duke thënë se nuk ishte e planifikuar.
“Asgjë nuk ka të vërtetë. Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën. Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”, tha Muriqi.
Ndryshe, 25-vjeçari me paraqitje të mira ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Tottenham Hotspurin e Jose Mourinhos.