Klubi francez, Rennes ia ka vënë syrin sulmuesit kosovar, të cilin e duan edhe në Angli e në Itali
Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve nga ligat më të forta evropiane.
Sulmuesi kosovar pritet të largohet nga Fenerbahçe pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe, klubi i fundit që ia ka vënë syrin 26 vjeçarit është Rennes.
Mediat franceze shkruajnë se klubi nga Ligue 1 është në kërkim të dy sulmuesve dhe njëri prej tyre është pikërisht prizrenasi, përcjell Gazeta Express.
Por, Rennes do të përballet me konkurrencë të fortë pasi përfaqësuesin kosovar e duan edhe në Angli e në Itali.
Ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqejnë klubet angleze, Tottenham, Manchester United, Newcastle United , Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.
Kurse, në Itali atë e duan Lazio dhe Napoli.
Muriqi i ka zhvilluar 31 ndeshje këtë sezon me klubin turk dhe i ka shënuar 16 gola e i ka dhuruar 6 asistime.
Ndërkohë, ai i ka 23 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën i ka realizuar 8 gola.
Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, por sipas të gjitha gjasave do të largohet nga kryeqyteti turk gjatë verës që vjen.