Nëna e tenistit Andy Murray, Judy, ka thënë se biri i saj po bën gjithçka që është e mundur që të rikthehet në kohë për Wimbledon.
30 vjeçari iu kishte nënshtruar një operacioni në ije në fillim të këtij viti, më saktësisht në janar.
Ish-numri një i botës dhe dy herë fituesi i Wimbledon, nuk ka luajtur në asnjë turne që prej vitit të kaluar.
“Caku i tij është që të jetë gati për stinorin në bar, dhe me gishta të kryqëzuar, kjo do të ndodhë”, tha Judy Murray për shoun e Victoria Derbyshire.