Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ia ka tërhequr vërejtjen njërit prej liderëve, se nuk duhet të jetë egoist gjatë kohës sa është udhëheqës.
Ndonëse nuk ia ka përmendur emrin, ai ka thënë se egoizmi e mbyt lidershipin.
Protagozmi, siç shkruan Murtezaj, është sjellje e pafatshme.
Këtë leksion, profesori që ligjëron në Francë, e ka dhënë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Faceboook, me titullin “Lidershipi dhe egoizmi”.
“Eshtë në shpërputhje të skajshme, të jesh udhëheqës dhe egoist në të njëjtën kohë.
Egoizmi e mbyt lidershipin. Sepse, për arsyen e thjeshtë, lidershipi është procesi i marrëdhënies ndërmjet prijësit dhe përkrahësit.
Protagonizmi – apo egoizmi për të treguar që unë po i bëj gjërat; unë dhe vetëm unë ; unë jam këtu dhe atje; dje dhe sot dhe nesër – është sjellje e pafatshme”, ka shkruar Murtezaj.
Postimin e ka përmbyllur me thënien e Shekspirtit : “Ne e dimë çka jemi, por nuk e dimë çka do të jemi”.
Një nga miqt e tij në Facebook është interesuar të dijë nëse ky mesazh i është dedikuar presidentit, Hashim Thaçi, por nuk ka marr përgjigje