Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se vonesa për liberalizmin e vizave për Kosovës është i dhimbshëm.
Ai ka thënë se kushti i vendosur nga Bashkimi Evropian – ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ka qenë i drejtë.
“Jemi të vetmi në Evropë që na është bërë regjimi i vizave. Këtu kushti që na vendoset edhe nga BE nuk ka qenë fer”, ka thënë Murtezaj.
“Dëshirojmë të integrohemi mi në familjen evropiane dhe duhet të zbatojmë kriteret”, ka shtuar ai.
“Mesazhet janë të qarta, pa kaluar demarkacioni nuk ka viza. Në fillim s’e kemi marrë seriozisht, por kohëve të fundit me gjakftohtësi na thonë: “kryejeni punën vazhdojmë për vizat”, ka përfunduar ai. (KlanKosova)