Murtezaj thotë se qeveria pa aktivitete për të bindur pesëshen mosnjohëse për çështjen e liberalizimit

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, po vlerëson jo të duhur angazhimin e qeverisë kosovare në raport me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Derisa tashmë u bë një dekadë që kur Kosova nisi negociatat për heqjen e vizave, Murtezaj në Info Magazine, thotë se Prishtina zyrtare ka mbushur të gjitha kriteret për liberalizim, megjithatë duket se ka mungesë aktiviteti me vendet mosnjohëse për të ndryshuar qëndrimin e tyre, njofton Klankosova.tv.

”Nëse Kosova ka interesin për t’u integruar në Bashkimin Europian, atëherë duhet t’ju përshtatemi kërkesave që kanë edhe në vendet ideale”.

”Ne duhet t’ju përshtatemi kërkesave të tyre që nganjëherë janë edhe absurde, por ne duhet të bëjmë dyfish më shumë në mënyrë që t’ua ofrojmë këtë të drejtë qytetarëve tanë”.

”Si vështrues i proceseve nuk po shoh ndonjë dinamikë apo ndonjë proaktivitet nga Qeveria për të shkuar individualisht në këto shtete dhe për t’i takuar njerëzit vendimmarrës dhe për t’ju thënë thjeshtë: Ku është problemi?, Cili është aspekti në të cilin ne duhet të përmirësohemi? – dhe kështu në komunikim të përditshëm, jo pastaj në përplasje të dimensioneve të tjera. Sepse shpeshherë ky hezitim, vie edhe nga ana e mosaktivitetit të Qeverisë së Kosovës në përgjithësi”.

Kjo meqë sipas tij problemi pikërisht qëndron tek mosnjohja e Kosovës nga pesëshja anëtare e Bashkimit Europian, njofton Klankosova.tv.

”Çdo njeri i sinqertë dhe politkan në Europë dhe në Kosovë, e ka të vështirë të thotë se kriteret nuk janë plotësuar sepse kriteret janë plotësuar”.

”Pra, edhe formalisht edhe Komisioni Europian por edhe institucionet e tjera të Bashkimit Europian që merren me këtë vlerësim të plotësimit të kritereve e kanë shprehur tani në mënyrë të qartë në shumë raste se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe se populli i Kosovës e meriton të lëvizin pa burokracinë që lidhet me një vizë në zonën schengen”.

”Problemi themelor është te mosnjohja nga pesë vendet, që janë pjesë e Bashkimit Europian, të cilat e shikojnë pastaj me një dozë paragjykimi cdo gjë që sillet rreth Kosovës dhe për Kosovën dhe po ashtu janë disa shtete të tjera që e kanë njohur Kosoën, por megjithatë e kanë njëfar hezitimi kur vjen puna tek kjo çështje”.

”Në të gjitha takimet që mund të kem pasur edhe në të kaluarën edhe tani, përmendet Franca por edhe Holanda, megjithatë nuk janë vetëm këto dy, janë edhe disa shtete të tjera, por që disa e kanë shprehur në mënyrë më transparente atë hezitimin e tyre”.

”Francezët e kanë një drojë të cilët e kanë shprehur, që kanë thënë duke pasur parasysh situata të mëhershme – kjo është një dimension që përmendet sot e kësaj dite. Pa dashur të hyjmë shumë nëse kanë të drejtë apo jo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme