Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për cështjen e mosliberalizimit të vizate, fajin e kanë partitë politike që nuk e votuan demarkacionin me Malin e Zi, derisa më vonë të njëjtat parti në pushtet votuan po atë marrëveshje.
Mustafa tha se ne i kishim plotësuar të gjitha kriteret në vitin 2016, përvec demarkacionit me Malin e Zi.
“E sa i përket liberalizimit të vizave, ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por nuk i ka shfrytëzuar me kohë plotësimin e këtyre Kosovës. Në vitin 2016, neve na lutshin të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian të kalonte demarkacioni dhe të bëhen vizat”, është shprehur Mustafa.
“Jam 100% i bindur që atëherë do t’i merrnim vizat, sepse ne atëherë kemi pasur për kritere, kriteri i sundimit të ligjit dhe demarkacioni”, ka thënë Mustafa në RTK.
E një gjë të tillë Mustafës, sipas këtij të fundit, ia kishte premtuar vet Mogherini.
“Mogherini ka thënë se nëse arrihet cështja e demarkimit me Malin e Zi, Kosova do t’i ketë vizat brenda dy muajve. E nëse ne futemi në vitin 2017, fillojnë probleme tjera brenda BE’së në mes vete, dhe atëherë nuk do të mund të merren shtetet e BE’së të merren me neve sepse i kanë problemet e veta”, tha Mustafa.
Tutje, Mustafa fajin ua hodhi partive që përdoren popullzimin duke thënë se LDK’ja po e tradhtonte Kosovën, e më vonë po këto parti e votuan demarkacionin.
“Gjatë asaj kohe, disa parti politike në Kosovë përmes popullzimit akuzonin se ne po tradhtonim shtetin duke shitur tokë për viza. Ndërsa në momentin kur erdhën në pushtet, nënshkruan të njëjtën marrëveshje që kishim propozuar ne”, përfundoi Mustafa.