Mushkolaj: Albini ka ndryshuar unë jo, nesër në protestë kundër Asociacionit

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate në kundërshtim të Marrëveshjes së Ohrit, konkretisht Zajednicës.

Mushkolaj një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan Demokracia.com.

“Asociacionin e kam kundërshtu vazhdimisht. Edhe në protesta. Vazhdoj ta kundërshtoj. Albini ka ndryshu. Unë jo. Nesër n’orën 2. Protestë. N’shesh”, ka deklaruar ai.

PSD pritet të organizojë protestë në kundërshtimin e marrëveshjes evropiane përgjatë të shtunës, e cila pritet të mbahet të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. 

Të ngjashme