Analisti politik Imer Mushkolaj me një postim në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me qeveritarët e Kosovës, që askush prej tyre nuk iu bashkëngjit vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë.
Mushkolaj këtë koment e bëri duke ironizuar me shprehjen e famshme “Jemi një”, që jo pakë herë zihet në gojë nga politikanët tanë.
“Vjen kryeministri i Shqipërisë, viziton biznese n’Kosovë, takon biznismenë e përfaqësues odash ekonomike, e nuk e pret as nuk e shoqëron askush nga qeveritarët e Kosovës. Jemi një”, shkroi ai.
Kryeministri Rama sot vizitoi gjigantin e prodhimit të dyshekëve “Comodita” njëkohësisht ai në një takim të përbashkët takoi disa dhjetëra biznesmenë të kompanive kryesore të vendit.