Mushkolaj kritikon pozitën: Nuk u ka mbetur tjetër veç me përpiluar një listë e me na tregu me cilat tema guxojmë me u marrë

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj  ka radhitur një varg kritikash ndaj Pozitës ku sipas tij këta të fundit nuk po pranojnë që të diskutohet për tema të rëndësishme.

“Pushtetit nuk i ka mbetur tjetër veç me përpiluar një listë dhe me na tregu me cilat tema guxojmë me u marrë e me cilat jo”.

Postimi i plotë:

Po thonë: qysh po pyetni për punësimet familjare, në kohën kur po sulmohet policia? Qysh po folni për sigurimin shëndetësor të policëve, kur jemi në rrezik prej Serbisë? Qysh po pyetni për pretendimet e Beogradit rreth ngjarjeve në Kosovë? Qysh po lypni komision hetimor parlamentar për energjinë, në kohën kur po ndodh lufta në Ukraninë? Pushtetit nuk i ka mbetë tjetër veç me përpilu një listë dhe me na tregu me cilat tema guxojmë me u marrë e me cilat jo.

Të ngjashme