Mushkolaj: Simiqi nga “terrorist” u bë i pranueshëm për VV-në

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj mënyrës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur kritika për votimin në pako dhe për, sipas tij, ndryshimin e qëndrimit ndaj përfaqësuesit të Listës Serbe.

Mushkolaj tha se i ka bërë përshtypje fakti se si opozita u pajtua që nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako.

Sipas tij, më i diskutueshëm mbetet votimi për Sllavko Simiqin, për të cilin tha se më herët ishte cilësuar nga Lëvizja Vetëvendosje si pjesë e një strukture që kjo parti e konsideron terroriste, ndërsa tani u votua edhe nga deputetët e saj.

“Më la përshtypje se qysh u vendos, qysh u pajtua opozit që nënkryetarët të votohen në pako. Edhe përnjëherë Sllavko Simiq, prej një terroristi sipas gjuhës së përdorur nga Vetëvendosja, u përmirësua dhe u bë i pranueshëm. I njëjti që konsiderohej terrorist i një partie terroriste, çfarë se VV-ja thotë se është Lista Serbe, sot u votua nga të gjithë deputetët e LVV-së”, ka thënë Mushkolaj..

Të ngjashme