Gazetari dhe analisti, Imer Mushkolaj ka shkruar sot se sapo është kthyer në një vend, ku liria e shprehjes dhe qasja në informacion është shumë problematike.
Duke pasur kritika ndaj pushtetit për sjelljen ndaj mediave dhe gazetarëve, Mushkolaj tha se në shoqëritë demokratike, betejat e tilla janë të destinuara të dështojnë.
Sapo jam kthyer nga një vend, në të cilin liria e shprehjes dhe qasja në informacion është shumë problematike. Si pasojë, nuk kam pasur qasje në platformat online. Në shoqëritë demokratike, betejat e pushteteve me mediat janë të destinuara të dështojnë. Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë dhe kështu do të ndodh”, shkroi ai.
“Për Flutura Kusarin ishin thënë të gjitha. Ajo është aset i kësaj shoqërie dhe pa të do të kishim gazetari më pak të mirë”, përfundoi Mushkolaj.