Ndërmarrësi Elon Musk i ka kërkuar falje zhytësit britanik të cilin e quajti “pedofil” gjatë një diskutimi për misionin e shpëtimit të 12 djemve djemve të ngujuar në shpellën në Tajlandë.
Ai ka thënë se kishte folur në zemërim pasi Vern Unsworth kishte përqeshur nëndetësen e vogël të Musk të ndërtuar specifikisht për shpëtimin e djemve.
Vern kishte thënë se ky është një tentim ë Musk për marketing.
“Veprimet e tij kundër meje nuk justifikojnë veprimet e mia ndaj tij, andaj për këtë kërkojë falje” është shprehur Musk.
Ndërsa Unsworth ka thënë se po e konsideron të ngrisë padi se u quajt pedofil.