Musk nis inxhinierët e tij në Tajlandë për të shpëtuar fëmijët e ngujuar në shpellë

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 14:36 | Nga

Miliarderi Elon Musk ka dërguar inxhinierët e tij më të mirë në Tajlandë për të ndihmuar në shpëtimin e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre që janë ngujuar në një shpellë.

Në një postim në Twitter, Musk ka këshilluar se në sistemin e shpellës mund të futet një tub i ajrit për të mundësuar kalimin e fëmijëve.

46-vjeçari ka thënë se kompania e tij Boring Co, që gërmon tunele për transportin e sistemeve të avancuara, planifikon të fusë një tub najloni në shpellë para se ta mbushë me ajër për të krijuar një tunel nënujor.

Ai ka thënë se inxhinierët e tij duhet të shkojnë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar gjendjen dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Fëmijët janë të ngujuar 800 metra në thellësi të tokës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme