Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur se ata që dje fabrikuan fshehurazi dosje kundër UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “Skënderbeu”, në protestën e organizuar kundër mbajtjes së Ramush Haradinjat nga autoritetet Franceze.
Musliu për mes një statusi në profilin e saj në facebook, ka thënë se në këtë protestë u kuptua përfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-se, sot kishin dal haptazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për tu burgosur
Postimi i saj i plotë në facebook:
Ata qe dje fabrikuan fshehurazi dosje kundër UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “Skënderbeu”!
Me vullnetin me te madh sot u zhvesha nga petku i deputetes dhe ai partiak për te dhëne një kontribut sa do të vogël duke shprehur revoltën time si qytetare për mbajtjen padrejtësisht ne France te Gjeneral Ramush Haradinajt. Për te shprehur edhe njehër respektin dhe mirënjohjen time për luftën e Shkelzenit dhe Luanit, për luftën e shenjte te mijëra dëshmoreve, dhjetëra mijëra ushtarëve e veteranëve, vuajtjen e mijëra grave e vajzave te dhunuara. Për mijëra fëmije te vrare e masakruar, për shume kona-qe te mbyllura e lana shkrete.
Dikush do ta merrte zhgënjim keqpërdorimin e protestës por unë jo sepse edhe pse protesta me se paku ishte proteste për Ramushin, edhe pse protesta u keqpërdor, kjo proteste kishte një te mire: Sot u kuptua përfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-se, sot kishin dal hapu-razi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për tu burgosur. Sot ma shumë se kurrë ma dëshmuan ata qe qajnë me lot krokodili kundër gjykatës speciale se ata asnjehër nuk ishin kundër kësaj gjykate ata i kontribuuan fshehurazi deri sot e sot dolën sheshit me pankarta ne duar.
Një falemi-nderim te ve-qant dua te beje për ata mijëra simpatizantë te PDK-së të rinj e te reja qe edhe sot për kundër provokimeve te shumta u përmbajtën ne proteste dhe dëshmuan se Lufta e UÇK-se dhe popullit te saj kalon përmasat partiake e regjionale. Jam krenare me JU!
#MeRamushin dhe #UÇK, por kurrë asnjëherë me ata që tentojnë ta njollosin luftën e lavdishme për liri!