Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, pas raportimit të kryeshefit të AKI-së Petrit Ajeti, ka deklaruar se grupi paramilitar i terroristit i Milan Radoiçiqit është duke vazhduar ushtrime në disa lokacione të ndryshme dhe se vazhdimisht janë duke planifikuar mundësi për sulme në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ajo këto deklarata i bëri në një konferencë për media pas raportimit të Ajetit në Komision, ku shtoi se gjendja e sigurisë në veri është e qëndrueshme ndërsa ajo e përgjithshme “stabile”.
“Pas këtij takimi gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi është stabile, situata në katër komunat është e qëndrueshme dhe pse ndërhyrjet dhe përpjekjet e Serbisë për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë janë të vazhdueshme. Kërcënimi nga Serbia dhe organizata paramilitare dhe terroriste anëtarë te të cilave po strehohen dhe trajnohen në Serbi vlerësohet si shumë i lartë, bazuar në të dhënat inteligjente grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopavnikut dhe të Kralevës”.
“Grupi i paramilitareve terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiqi vazhdon të jetë i strukturuar ka mjete të mjaftueshme financiare, ka armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar në vazhdimësi janë duke planifikuar diskutuar mundësitë për sulme udhëheqësi i grupit Milan Radoiçiqit vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë me zyrtar të lartë shtetëror si dhe është duke mbajtur kontakte me disa grupe organizata radikale e kriminale e rajonale. Ushtria serbe ka rritur numrin e patrullave dhe dronëve në zonën përreth kufirit në veriun e Kosovës sidomos nga Zubin Potoku deri në Leposaviq rritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, përqendrimi i forcave serbe afër Kufirit me Kosovën si dhe stërvitjet ushtarake të anëtarëve të formacioneve terroriste janë tregues se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.
Musliu theksoi se kërcënimet nga Serbia për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë i lartë dhe në forma të ndryshme qoftë ato shtetërore apo jo shtetërore.
“Shërbimet sekrete serbe vazhdojnë të kenë si qëllim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetëror dhe jo shtetëror së fundmi janë rritur aktivitetet hibride që kanë për synim polarizimin e shoqërisë për hapjen e lajmeve të rreme dhe inskenim të incidenteve. Avancimi i projektit nacionalist-Serb Bota Serbe vlerësohet se do ketë ndikim në sigurinë rajonale. Kuvendi i mbajtur e 8 qershor të vitit 2024 në Serbi i cili u mbështet nga Rusia, shpërfaqi tendencat dhe stabilizimin i cili u mbështet nga Rusia shpërfaqi tendencat dhe stabilizuese për rajonin me qëllim të arritjes së objektivave të caktuara që ndërlidhen me pretendime territoriale të Serbisë ndaj fqinjëve dhe prolongimin e proceseve integruese sipas interesave të Rusisë”, ka thënë ajo.