Musliu ia dhuron një shall Konjufcës, ia përcjell një porosi nga disa gra

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 13:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia dhuroi një shall me ngjyrë portokalli, Glauk Konjufcës.

Musliu tha se këtë shall ia dërgoi si porosi nga ish-punëtoret e aeroportit, të cilat siç tha ajo, janë larguar padrejtësisht nga puna.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, tha se do ta ketë parasysh kërkesën për takim.

“Simbolikisht ta dorëzova këtë shall si porosi nga ish-punëtoret ose punëtoret të cilat padrejtësisht janë larguar nga puna. Janë gjithsej 90, 50 prej tyre janë gra. Duhet t’i presësh në takim dhe të konsultohesh me ato dhe t’i adresosh çështjet që kanë”, tha deputetja.

Të ngjashme