Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur lidhur me audo-incizimin e Mimoza Kusari Lilës që u publikua javën e kaluar.Lidhur me atë që u quajt Afera Zdravo, e cila nxirrte në pah bisedën e Kusari Lila me Slavko Simiq, Ganimete Musliu tha se incizimet e publikuara përbëjnë rrezik kombëtar.
“Kur kam thënë se Albini Kurti nuk la qershi pa hëngër kam qenë e vetëdijshme çka kam thënë. E njoh Kurtin dhe VV-në dhe duke u nis nga fakti që i njoh që 14 nuk kam besuar se janë kaq të paaftë, po me kalimin e kohës e kam kuptuar që nuk kanë lënë premtim pa shkel dhe vete fakti kur kam thënë sle qershi pa hëngër e kam nënkuptu edhe këtë për Listën Serbe”, tha ajo për FrontOnline.
Ajo thotë se Kurti duhet ti përgjigjet legjislativit apo edhe ta mat vetën në zgjedhje për këtë siç e quajti ajo skandal.
“Po më vjen mirë që ajo që e kam thënë në Kuvend po vërtetohet. Afera Zdravo përben kërcënim kombëtar për vendin, Kurti ta jap llogari në Kuvend apo në zgjedhje përballë qytetarëve.