Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj Albin Kurtit, ku është shprehur se bashkëatdhetarët tanë kanë realizuar 2.2 milionë vizita në Kosovë gjatë vitit 2022 dhe kanë shpenzuar 1.4 milionë euro.
Ajo ka thënë se bashkëatdhetarët tanë vazhdojnë të mbesin të njëjtit, mirëpo Qeveria e Albin Kurtit nuk po bën asgjë për ta, përveç dështimeve si: Mbyllja e Ministrisë për Diasporën, mos mbajtja e premtimmit për uljen e biletave të fluturimit, mashtrimi me polisat e sigurisë e shumë të tjera, që I ka renditur në postimin e saj.
Musliu është shprehur se ndaj Kurtit se propaganda e tij nuk ia del që të mbulojë mashtrimet e manipulimet në raport me Mërgatën.
Postimi i plotë:
Gjatë vitit 2022, bashkatdhetarët realizuan 2.2 milionë vizita në Kosovë përgjatë të cilave ata shpenzuan 1.4 miliarda Euro.
Bashkatdhetarët tanë vazhdojnë të mbesin po të njëjtit që kanë qenë gjithmonë, mbështetës, të dashur ndaj familjes dhe atdheut.
Por çfarë bëri qeveria e Republikës së Kosovës për ta, përveç shumë dështimeve si:
📌Mbyllja e Ministrisë për Diasporën
📌Mbyllja e qendrave kulturore
📌Mashtrimi me polisat e sigurisë
📌Mos mbajtja e premtimit për uljen e biletave të fluturimeve
📌Mbajtja peng e Ligjit për Diasporën dhe aktualizimi i tij vetëm në situata shantazhesh politike
📌Prodhimi i krizave politike në kohën kur ata më së shumti e frekuentojnë atdheun duke u shkaktuar shumë probleme gjatë udhëtimeve dhe duke ua rrezikuar edhe jetën.
📌Sot Kosova e qeverisur nga Albin Kurti atyre nuk ua ofron as shërbimin obligativ dhe minimal, pajisjen me dokumente personale. Dhe tallet me ta duke kërkuar nga vendet evropiane që t´i pranojnë dokumentet e tyre të skaduara.
Prandaj, Albin mos na trego çfarë bëri mërgata jonë për këtë vend sepse ajo dihet, por tregona çfarë po bën qeveria që ti e udhëheq për Mërgatën.
Propaganda jote nuk do t´ia del kurrë që t´i mbulojë gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe dështimet tua si person dhe si Kryeministër si në raport me Mërgatën si në raport me qytetarët në Kosovë.