Musliu: Martin Berishajt nuk i është kërkuar që të ketë një certifikatë sigurie

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar të mërkurën në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Pas raportimit të drejtorit të AKI-së, kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu për Ekonomia Online tha se se nuk është bërë kërkesë për verifikimin e certifikatës së sigurisë me rastin e emërimit të ambasadorit të Kosovës në Slloveni Martin Berishaj.

“Komisioni ka marr vendim unanim që të thirret drejtori i AKI-së,  Petrit Ajeti që të raportoj për mënyrën se si verifikohet dhe si analizohet pastërtia e figurës së diplomatëve të Kosovës në përgjithësi e në theks të veçantë për ambasadorin Berishaj. Kemi diskutuar konkretisht për verifikimin e diplomatëve të Kosovës, për analizat e pastërtisë së punës së tyre dhe procedurat që duhet të ndjekin titullarët e tyre pasi një diplomat i Kosovës para se të dërgohet për mision në shtetet tjera”, tha Musliu për EO.

Tutje ajo bëri të diture se në këtë mbledhje të komisionit ishte diskutuar edhe për.

“U diskutua për Martin Berishajn konkretisht, u informuam që Martin Berishajt i është bërë analiza e pastërtisë së figurës me kërkesë të titullarëve. Ndërsa, nuk i është kërkuar nga titullarët që të ketë një certifikatë sigurie, pati edhe pyetje tjera sa nënshtetësi i ka dhe kur është bërë shtetas i Kosovës, zoti Berisha dhe mbet të marrim përgjigje në takimin e radhës ose edhe në dërgesat me shkrim”, tha ajo.

Të ngjashme