Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka akuzuar Qeverinë për presion ndaj punëtorëve të administratës dhe mediave.
Musliu tha se administrata shtetërore është në terror të përditshëm. Musliu i bëri thirrje Qeverisë që siç ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtoreve të administratës dhe medieve, raporton Ekonomia Online.
Sipas Musliut, një prej arsyeve se pse Kosova po zbrazet është diktatura që qeveria e ka vënë në institucionet e Kosovës.
“Lufta e pushtetit ndaj secilit qe do të qëndroje drejtë sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveria e paaftë për të qeverisur. Nga një qeveri që diferencimin rajonal e politik e ka bazë të veprimtarisë së saj”.
“Nga një Qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje e nuk e ka shënuar asnjë sukses. Nga një qeveri që ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare. Nga një Qeveri që propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë. Nga një qeveri inatçore dhe mashtruese”.
“Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministrat e paaftë dhe mediokër”.
“Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira, gra e burra, djem e vajza të cilët nuk duan të vdesin brenda vetes duke heshtur e duke u strukur në qoshet e institucioneve, duke u përballur me ministra kukulla, me ministra që kanë mbushur kabinetet me militantë të frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje”.