Musliu: Nuk mund të tolerohet degradimi i bashkëpunimit me SHBA-në

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se aktualisht njohja resiproke në dialogun Kosovë- Serbo është e pamundur.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu është shprehur se nuk mund të tolerohet degradimi i bashkëpunimit me SHBA-në.

“Deklarata e Ambasadorit amerikan se: “Njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani nuk është e mundur”, s’mund të kalohet thjeshte e të heshtet në qetësinë e festave të vitit të ri. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve sa i përket dialogut. Eksperimentet si ato në veri të Kosovës qe ndodhen në fundvitin qe lam pas, degradimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit me SHBA-të nuk guxojnë të tolerohen. Qeveria e Kosovës duhet të jap llogari për nivelin shkatërrues qeverises.”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme