Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan për shkak të mungesës së serbëve nga Kosova

Prishtinë | 08 Sht 2024 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Numri i vogël i serbëve nga Kosova ishte arsyeja e dështimit të “protestuesve” të Aleksandër Vuçiqit në bllokimin e pikëkalimeve kufitare në anën serbe. Kështu thotë drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, derisa ka thënë se ky organizim ishte një dështim i qartë.Përmes një reagimi në rrjete sociale, Musliu ka thënë se serbët që morën çjesë në këto bllokada, kishin kompetenca të policisë dhe u mbështetën edhe nga Moska.

“‘Protestuesit’ e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugesh, edhe pse kishin kompetenca e te drejta te policise. Paramendoni qe keta ‘protestues’ ndalonin dhe identifikonin shoferet, e pastaj vendosnin t’i lejojne ose jo te kalojne. Ata e ndaluan ‘protesten’ per shkak se ne mes te tyre nuk kishte numer te mjaftueshem serbesh nga Kosova, pervec disa proksive nga Beogradi. Ky organizim ishte nje deshtim i qarte, pavaresisht se u perkrah nga Vucic, Vulin e Radoicic. Madje u perkrah edhe nga Moska”, ka shkruar ai.

Të ngjashme