Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka pyetur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Driton Selmanaj, se cili është plani i tij konkret dhe i qeverisë për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.
Ajo ka kërkuar për planin e qeverisë, se cili është plani i qeverisë për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.
Zëvendëskryeministri është përgjigjur, por fillimisht është shprehur i habitur, përse atij po i kërkohet përgjigja.
“E pata problem ta kuptoj përse bash m’u po më pyet, por megjithatë kam një përgjigje”.
Selmanaj ka thënë se këto raste duhet të punohet që të krijohen kushtet që t’i zbardhë drejtësia.