Musliu: Qeveria t’i kthej qytetarët nga jashtë, kanë mbetur pa ushqim

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë që t’i kthejë qytetarët të cilët kanë mbetur jashtë vendit.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo ditë merr mesazhe nga qytetarët të cilët kanë mbetur të bllokuar nëpër vende të ndryshme.

“Çdo ditë marr qindra mesazhe dhe e-mail-a nga qytetarët tanë që cilët kanë mbetur të bllokuar nëpër vende të ndryshme dhe apelojnë që shteti t’ua mundësojë kthimin”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo thotë se qytetarët e kanë humbur durimin dhe se po përballen me mungesë të ushqimit dhe kërkon që mesazhet e dërguara nga qytetarët, qeveria t’i marrë parasysh.

“Tani pas dy muajve, qytetarët tanë e kanë humbur durimin. Ata po ballafaqohen me probleme të shumta, deri edhe në mungesë të ushqimit. Asnjë justifikim nuk e arsyeton moskthimin e tyre në vendlindje. Qytetarët kërkojnë edhe nga mediat që ta sensibilizojnë opinionin me këtë çështje dhe të raportojnë për moskthimin e tyre. Këto mesazhe Qeveria duhet t’i marrë seriozisht”, ka përfunduar ajo, ndërsa ka postuar edhe një mesazh që ajo thotë t’i ketë ardhur nga një kosovar i mbetur jashtë vendit pas mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë COVID-19

Në mesazh, personi thotë se ushqehet vetëm njëherë në ditë, nga frika se mos mbetet pa para.

Njotimi i plotë:

Ka nje jave qe i beje thirrje Qeverise se shkarkuar qe te shtoj kapacitetet e saj dhe ti kthej te gjithe qytetaret qe kane mbetur te bllokuar gjitheandej neper bote. Çdo dite marre qindra mesazhe dhe e- mail-a nga qytetaret tane te cilet kane mbetur te bllokuar neper vende te ndryeshme dhe apelojne qe shteti t’ua mundesoj kthimin.


Tani pas dy muajve qytetaret tane e kane humbur durimin. Ata po ballafaqohen me probleme te shumta deri edhe ne mungese te ushqimit. Asnje justifikim nuk e arsyton mos kthimin e tyre ne vendlindje.
Qytetaret kerkojne edhe nga mediat qe ta senzibilizojne opinionin me kete çeshtje dhe te raportojne per mos kthimin e tyre.
Keto mesazhe Qeveria duhet ti marre seriozisht.⬇️

Të ngjashme