Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka konfirmuar se Igor Popoviq ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” gjatë një seance të hapur, të monitoruar edhe nga mediat.
Sipas Musliut, Popoviq u pajtua publikisht me deklaratën e avokatit të tij dhe marrëveshjen me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Tutje ai shtoi se reagimi i Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, e cila pretendon se pranimi është bërë nën presion, është cilësuar si i pavërtetë dhe shenjë e pafuqisë së saj për të ndërhyrë në vendimet sovrane të Kosovës.