“Qeveria po shet dushk për gogla, njohja e pasaportës nga Spanja nuk nënkupton njohjen e pavarësisë”

Prishtinë | 09 Jan 2024 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar ashpër qeverisë aktuale në vend rreth çështjes së lëvizjes së lirë në Spanjë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar “mos na shitni dushk për gogla”.

Postimi i plotë:
Mos na shitni dushk për gogla!

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!

Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!

Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!

Të ngjashme