Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, përcjell Ekonomia Online.
Sipas saj vetëm në qeverinë Kurti janë investuar 5.5 milionë euro dhe përsëri mungon qasja emergjente për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë në lëvizje.
Ajo pas një vizite që ka bërë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e dhimbshme të shikosh nënat shtatëzëna me foshnjë që janë të detyruara të ecin shkallëve ngaqë nuk ka asnjë formë tjetër ndihmëse për qasje të lehtësuar sipas saj rampë apo ashensor. /EO/
Postimi i plotë i saj: