Musliu-Shoshi i reagon raportueses së BE-së për vizat: Ne jemi gjithmonë në karantinë, meritojmë më mirë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se liberalizimi është një premtim i papërmbushur i BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ok, kështu që le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesa e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim!”, ka thënë Ischinger.

Raportuesja e BE-së, Viola von Comon, ka reaguar duke thënë se kjo çështje i adresohet presidentit Francës dhe atiju të Holandës.

“Shumë mirë. Mos harroni që ta adresoni këtë mesazh tek Emanuel Macroni dhe Mark Rutte. Këta janë kryesisht ata që kanë dorë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën

Për këtë ka komentuar edhe anëtarja e komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Ariana Musliu- Shoshi.

Ajo ka shkruar se pa Liberalizimin e Vizave, qytetarët e Kosovës janë në karantinë.

“Pa liberalizimin e vizave  qytetarët e Kosovës janë gjithmonë në karantinë. Ne meritojmë më mirë!”, ka thënë Musliu-Shoshi

Të ngjashme