Musliu-Shoshi Kurtit: Merru me punët tua, se Zvicra i ka ndreq të vetat

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përzierje në zgjedhjet e Zvicrës.

Ajo e ka ftuar kryeministrin që të merret me punës e Kosovës, duke thënë se shteti i Zvicrës i ka ndreq punët e veta.

“Veç me Albinin ndodh me qenë kryeminister i një shteti pa fuqi ekonomike, ushtarake, pa ndikim politik me gjetë motiv e kohë me u përzi në çdo vend që mban zgjedhje parlamentare a presidenciale, prej Shqipërisë e deri në SHBA. Merru me punët tua e lëre Zvicrën se ata i kanë ndreq punët e veta!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në profilin e saj në “Facebook”.

Të ngjashme