Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se mos-votimi i sotëm i Donika Gërvallës, për kryetare të Kuvendit, ishte përgjigjja më e qartë nga deputetët.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi u shpreh se Gërvalla, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve, me karrierë të ndërtuar mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe vlerave të Republikës.Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë” shkruan Musliu-Shoshi.