Në 25 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, është përuruar shtatorja e Leotrimit të vogël i cili u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila është përlotur para shtatores.
“Shtatorja e LEOTRIM MALUSH AHMETI e që do të simbolizoj të gjithë fëmijët e vrarë nga dora barbare e pa mëshirëshme serbe. Shtatorja e Leotrimit do të na kujtoj se LIRIA është e shtrejtë për të cilën duhet të punojmë rreshurazi në mënyrë që e ardhmja të sigurojë PAQE, ZHVILLIM dhe SIGURI”, ka shkruar Musliu-Shoshi.