Hoxhë Osman Musliu, në Klan Kosovës, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e myftiut Naim Tërnava, se nëse nuk lejohet, xhamia në qendër të Prishtinës do të ndërtohet pa leje.
Ai ka deklaruar se asnjëherë në historinë islame xhamitë nuk janë ndërtuar pa leje dhe se është i papranueshëm presioni i shoqërisë civile në këtë çështje.
“Nuk guxon myftiu të thotë se xhamia do të ndërtohet paleje, sepse është haram. E dimë ne që kjo punë nuk guxon të bëhet. Myftiu po e bën këtë çështje politike, megjithëse nuk është e tillë”.
“Intelektualët e Kosovës kanë fituar fobi ndaj islamit dhe xhamive. Mendoj që kemi shumë gjëra më me prioritet në Kosovë sesa të diskutohet për ndërtimin e xhamive”.