Musliu: VV-ja “e nxori nga varri” Astrit Deharin për ta nisur fushatën zgjedhore

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se duke përdorur rastin e Astrit Deharit në konferencën e sotme të Sami Kurteshit, e nisën fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se nuk e shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndëshkimi i qytetarëve, as Astriti, as Moni, as Arbeni “për dëmin që ia ka bërë Kosovës”.

”Vetëvendosje përmes Sami Kurteshit e paska nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore. As Astriti, as Moni, as Arbeni nuk ju shpëtojnë nga ndëshkimi i qytetarëve për damin që ia keni ba Kosovës. Pushtetin e keni, zbardheni rastin e mos lehni kot”.

Të ngjashme