Mustafa: Absurde që Thaçi të bisedojë me Serbinë derisa ajo punon kundër Kosovës

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 18:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova nuk duhet të ulet në tavolinë për dialog me Serbinë, derisa ky shtet fqinj nuk e ndalë lobimin për mosnjohjen e Kosovës.

Ai i bëri komentet pas mbledhjes me kryetarët e degëve të LDK-së, ku u shqyrtua situata aktuale politike, me fokus takimet që presidenti i vendit Hashim Thaçi po mban me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, sikur po konsiderohet nga opozita pa mandat të Kuvendit të Kosovës.

“Me vëmendje e kemi përcjellë takimin e fundit të dy presidentëve Thaçi e Vuçiq dhe si LDK kemi konstatuar se askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog, pa mandat nga Kuvendi i Kosovës. Ne konsiderojmë që është absurde të ulesh me Serbinë në Bruksel derisa Serbia po lobon kundër njohjeve të Kosovës”, tha Mustafa, raporton Ekonomia Online.

“Si LDK vlerësojmë se nuk është Vuçiqi ai që mund të vërë kushte në dialog, por është Kosova që duhet të kërkojë që të mos vazhdojë dialogu derisa Serbia të pushojë lobimin e saj kundër njohjeve të Kosovës”.

Mustafa nuk e përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

I pyetur se a do ta pranojnë Listën Serbe në nismën për rrëzimin e qeverisë, Mustafa tha se nuk do ta përjashtojnë askënd.

“Qeveria që unë e kam drejtuar është rrëzuar bashkë me Listën Serbe. Ne po vërejmë qe po flitet për këtë iniciativë. Ne kemi marrë iniciativën si LDK që të arrijmë të ngrisim mocionin për rrëzim të Qeverisë. Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na përkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike”.

“Ne nuk do e përjashtojmë asnjë që i bashkëngjitet kësaj kërkese të LDK-së”, theksoi Mustafa duke mos e përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Listën Serbe.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 7 people, people sitting

Image may contain: 7 people, indoor

 

 

Të ngjashme