Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me dy subjekte politike Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.
Ndërkaq është përfolur edhe për një arritje koalicioni parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.
Se a do të ketë koalicion me AKR-në, kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se shohin rrugë të përbashkët, por mbetet çështje e vullnetit të këtyre dy subjekteve.
Mustafa ka bërë të ditur se deri në ora 24 presin t’i nënshkruajnë edhe dy marrëveshje, por duke mos saktësuar se për kë bëhet fjalë.