Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehu gëzimin e tij për medaljen e artë të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, që është e para për shtetin e Kosovës.
“Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë”, ka shkruar Mustafa, në faqen e tij në Facebook.
“Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim”.
“T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik. Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!”