Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se biseduan në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për rolin e LDK-së.
“Të nderuar miq, Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj”, ka shkruar Mustafa.