Mustafa: Bizneset do të jenë konkurrente në tregun e BE-së

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 13:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore dhe Doganën, ndau mirënjohje për tatimpaguesve të vitit, për vitin 2015.

Ky është viti i njëmbëdhjetë i kësaj ngjarje dhe mirënjohje iu jepet 15 bizneseve që janë tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt në tri kategori sipas qarkullimit: 100 mijë deri në 1milion euro; 1-5 milionë euro dhe mbi 5 milionë euro.

Në këtë vit është shtuar edhe një kategori për shpërblimin e tri kompanive të reja të themeluara gjatë vitit 2015.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa falënderoi ministrin e Financave Avdullah Hoti që ka punuar në ndryshimin e fushës së reformave fiskale në të mirë të bizneseve. Sipas tij, bizneset i kanë përmbushur të gjitha detyrimeve ndaj institucioneve dhe shtetit, duke konsideruar se bizneset vendore do të jenë konkurrente në tregun evropian.

“Bizneset e suksesshme konsideroi se do të jenë konkurrente të mira në tregun Evropian, ky është edhe qëllimi ynë themelor”, tha Mustafa.

Kryeministri ka lavdëruar bizneset të cilat për kundër temave politike po ndikojnë në ekonominë e vendit, këto komente ai i ka bërë në ceremoninë përzgjedhjes së tatimpaguesit më të mirë për vitin 2015.

“Përkundër këtyre temave të rënda politike, bizneset po e bëjnë punën e tyre, po arrijnë sukseset , përkatësisht përmbushja e obligimeve ndaj institucioneve po bëhet nga ana e bizneseve…Temat ekonomike , gjithnjë po gjejnë vend në vendin tonë dhe se gjithë kjo që po duket jashtë më shumë në fushën e ekonomisë dhe në degë të ndryshme të ekonomisë është rezultat i bizneseve të suksesshme të fuqishëm të cilat kamë shpresë që do të jenë konkurrente tani edhe në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregun financiar“, tha Mustafa.

Ministri i Financave Avdullah Hoti falënderoi Oden Ekonomike Amerikane për bashkëpunimin në krijim të kushteve më të mira për bizneset dhe në interes të bizneseve.

Ai tha se ne kemi një përformancë të jashtëzakonshme të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës

“Unë vazhdimisht raportoj në Qeveri për të hyrat e buxhetit çdo muaj. Gjithashtu ne e kemi një përformancë të jashtëzakonshme të Doganave dhe të Administratës Tatimore, ky ka qenë një sukses i juaji që e bëni në biznese. Suksesi i juaj në terren po reflektohet në biznese. Rritja e të hyrave është zhvilluar pa asnjë presion prej Administratës Tatimore ose ligjit, përkundrazi është bërë duke ju ftuar ta respektoni ligjin. Unë kam inkurajuar vazhdimisht drejtorin e Doganës të ndërmarrin masa sa i përket reformave fiskale”, theksoi Hoti.

Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, tha se ndihet mirë që merr pjesë në ceremoni të tilla pasi ai tha se tanimë shërbimet që ky institucion është duke i ofruar shihen që kanë arritur rezultate të prekshme.

“Duke ofruar shërbime dhe duke shkëputur kontaktin fizik në masën më të madhe të mundshme me tatimpaguesit në mënyrë që në anën që kërkohet preje tatimpaguesve të përmbushin ligjin të kenë lehtësi sa më shumë dhe kanale të komunikimet përmes internetit”, tha Imeri.

Aktiviteti i shpërblimit të tatimpaguesve më të mirë është iniciuar për herë të parë nga Oda Ekonomike Amerikane në vitin 2015, ndërsa ky vit shënon përvjetorin e njëmbëdhjetë të kësaj ngjarje.

Bizneset që morën mirënjohje si tatimpaguesit e vitit 2015 për kategorinë e bizneseve me qarkullim mbi 5 milionë janë: “Cacttuss Sh.A.”, “Coca-Cola Hellenic”, “Bottling Company-Kosovo”, “Kid Zone Kosova Sh.P.K.”, ndërmarrja tregtare “Fortesa”, “Scan Color-Jysk” Sh.P.K.

Ndërsa, bizneset që morën mirënjohje në kategorinë e bizneseve me qarkullim 1-5 milionë euro janë: “Alma” Sh.P.K, “Deloitte Kosova”, “Laguna” Sh.P.K, N.T.P “Arena Engineering”, dhe Studio “Moderna Kosovë” Sh.P.K.

Bizneset me qarkullim 100 000 – 1 milion euro janë: “Fox Marble Kosova” Sh.P.K, “Grant Thornton” L.L.C., “Mirevski-Kosova” D.O.O., N.N.P. “Tekno – Konstrukt” dhe “Tiki” Sh.P.K.

Dhe kategoria e bizneseve të reja (start up) janë: “Addo Group” L.L.C., “Defacto Retail KS L.L.C” dhe “Drena” Sh.P.K.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme