Mustafa: Buxheti është i Kosovës, jo i partive politike

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 16:16 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “Buxheti i Kosovës për vitin 2017 prej 2 miliardë euro është buxhet i shtetit tonë”.

“Nuk është i asnjë partie politike. Uroj Komisionin për buxhet për vendimin e sotëm. Koalicioni qeverisës është i fortë dhe punon për interesa afatgjate të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Pas shumë diskutimeve në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot është marrë vendim që projektbuxheti i vitit 2017 të procedohet për në Kryesi të Kuvendit.

Më katër vota “për”, dhe tre “kundër” është arritur që ky projektbuxhet të procedohet për më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme