Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshit i cili para dy ditësh në një postim në Facebook e quajti lopë ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Mustafa në mbledhjen e Qeverisë e cila po zhvillohet pasditen e sotme tha se kjo është gjuhë ofenduese për të gjitha gratë e Kosovës.
Qeveria i ka kërkuar që Kurteshit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të kërkojnë falje për këto deklarata.