Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi shumë shpejt do ta dërgojnë në Kuvend për ratifikim.
“Ashtu siç kemi premtuar demarkacionin do ta procedojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa.
Këto komente ai i ka bërë gjatë pas një vizite që i ka bërë fabrikës së gjinseve “KosovaTex” në Prishtinë.
Sa i përket asaj se Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar ratifikimin e Demarkacionit para pushimeve verore, kryeministri Mustafa ka thënë se “do ta respektojmë kërkesën e BE-së”.