Mustafa dënon sulmin në Berlin, ngushëllon Kancelaren Merkel

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 12:11 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Kancelaren Angela Merkel dhe popullin gjerman, pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe shumë të tjerë u plagosën.

Kryeministri Mustafa është shprehur i shokuar nga ky akt terrorist, duke theksuar dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Mustafa ia ka përcjellë ngushëllimet edhe ambasadores gjermane në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një takimi të zhvilluar sot.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Cyrih të Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme