Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit tha se negociatat me LDK-në janë në përfundim e sipër.
Ai theksoi se sot pasdite do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes LDK-AKR për të shkuar bashkë në zgjedhje.
“Në fakt negociatat me LDK-në për këtë shkuar bashkë në zgjedhje janë në përfundim e sipër. Unë besoj që sot mund të ketë zyrtarizim të bashkëpunimit, për formën dhe modalitetin sesi do të ndodhë kjo. Besoj se do të bëhet publike në orët e pasdites”, u shpreh ai.
Ai pohoi se AKR-ja do të jetë në listë me LDK-në.
Sa i përket numrit të deputetëve të AKR-së në listën e LDK-së, Zyberaj tha se do të jenë deri në 10.
“Do të jetë deri në 10, por nuk është definitive se kemi kohë deri në 5 ditë për të dorëzuar listat për kandidat për deputet”, pohoi ai për euronews.al.
Për kandidaturën e Pacollit si president, ai tregoi se deri më tani nuk është bërë asnjë diskutim me LDK-në.
“Nuk është diskutuar ajo. Çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë problem i një subjekti politik, por i të gjithë subjekteve politike”, përfundoi ai.