Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme priti në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ku diskutuan për gjendjen aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Kryetari Shahini njoftoi ministrin Mustafa me sfidat e bizneseve vendore gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.
Në anën tjetër, Ministri Mustafa ka falënderuar kryetarin e AKB-së për vizitën dhe theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor, duke siguruar avancimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.